Marrëveshje hidrokarbure

Marrëveshjet hidrokarbure

Ne baze dhe ne zbatim te Ligjit nr. 7746, datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet (kërkim, prodhim)”, të ndryshuar, Ministria përgjegjëse per sektorin hidrokarbur mundet, të hyjë në Marrëveshje Hidrokarburesh me çdo Person, duke autorizuar atë Person sipas termave dhe kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje, të kërkojë, zhvillojë dhe prodhojë hidrokarbure në Zonën e Kontratës.

Ministria nuk do të lidhë Marrëveshje Hidrokarburesh me asnjë Person në qoftë se Ministria nuk bindet se Personi me të cilin do të lidhet Marrëveshja Hidrokarbure ka ose mund të sigurojë burimet financiare dhe kompetencën teknike të kërkuar për të përmbushur detyrimet e Kontraktorit nën Marrëveshjen e Hidrokarbureve.

Një Marrëveshje Hidrokarbure për një zone te caktuar ne te, përmban te drejtën e kryerjes se operacioneve hidrokarbure te ndare ne :

1.    Të drejtën ekskluzive për të kryer kërkimin brenda Zonës së Kontratës për një periudhë e cila përveç ndonjë kohe shtesë të kërkuar për të përfunduar punën e marrë përsipër për të vlerësuar një Zbulim, nuk do të kalojë 5 vjet gjithsej, përveçse kur Kontraktori bind Ministrinë se ekzistojnë kushte specifike të cilat kërkojnë një periudhë më të gjatë, atëherë Kontraktorit mund t'i jepet një periudhë që nuk i kalon 7 vjet gjithsej.

2.    Të drejtën ekskluzive për një periudhë që nuk i kalon 25 vjetët, për të zhvilluar dhe prodhuar rezervat e hidrokarbureve në Zonën e Kontratës, në përputhje me kushtet e një Plani Zhvillimi të miratuar nga Ministria, si dhe për të ripërtërirë këtë të drejtë aty dhe në masën që parashikon Marrëveshja e Hidrokarbureve.
Ne një Marrëveshje Hidrokarbure përmbahen te drejta dhe detyrime për kontraktorin si dhe për Ministrinë përgjegjëse për hidrokarbure ose përfaqësuesin e saj.
Një marrëveshje hidrokarburesh, nënshkruhet nga ministri i përgjegjëse për hidrokarbure ose nga një person i autorizuar me shkrim prej tij dhe hyn në fuqi pas miratimit në Këshillin e Ministrave.