Politikat e zhvillimit të industrisë dhe standarteve teknike

Drejtorisa e Politikave, Zhvillimit të Industrise dhe Standarteve Teknike

Objekti
Hartimi, monitorimi dhe zbatimi i politikave në kuadër të programit strategjik dhe ligjor për mbështetjen, zhvillimin dhe nxitjen e konkurueshmerisë së industrisë së prodhimit të produkteve joushqimore në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, miqësor ndaj mjedisit, efektive në rritjen e punësimit dhe të prodhimit të brendshëm bruto, mbështetur në aplikimin e standardeve dhe teknologjive bashkekohore.


Sektori i Politikave, Zhvillimit dhe Monitorimit te Industrise

  Ky sektor merret me ndjekien e problematikave në fushën e industrisë (joushqimore), hartimin e politikave në bashkërendim me struktura të tjera të ministrisë e ato vartëse, në shërbim të një zhvillimi korekt e të qendrueshem.

Ndjek dhe ndihmon në bashkrendim me strukturat e tjera të MEI, ecurinë e procedurave për likujdimin dhe mbylljen e disa ish objekteve industriale të mbetura, në rajoni e Elbasanit, Fierit, Shkodër, Laç, Korçë, Durrës, Berat dhe Tiranë.

Ndjek ecurinë e procedurave përkatëse, të projekteve me natyrë zhvillimore komplekse në fushën e industrisë (joushqimore), që paraqesin subjekte vendase dhe të huaja, deri në fazën e përcjellies së dokumentacionit në AKPT

Sektori i Sigurisë Teknike, Mjedisit dhe Standarteve
        
Ky sektor merret me ndjekien e problematikes që lidhet me sigurinë teknike, mbrojtjen e mjedisit, e përmiresim e përafrim të standarteve teknike në përshtatje me direktivat e BE-së, në sektorët e veprimtarisë që mbulon MEI, nëpërmjet kordinimit të veprimeve me struktura të tjera të ministrisë e ato të vartësisë, me synim garantimin e një zhvillimi të sigurtë të veprimtarive industriale sa i takon sigurisë e mjedisit  konform kuadrit ligjor rregullator