Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Misioni

1. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka si objekt të veprimtarisë së saj, zhvillimin, mbikëqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik.
1.1. Fusha e veprimtarisë së AKBN konsiston në:
a) Propozimin, konsultimin, dhe bashkëpunimin me strukturat përkatëse të Qeverisë për hartimin e politikave të saj dhe strategjive në fushën e minierave, hidrokarbureve dhe energjisë;
b) Zbatimin e politikave të Qeverisë në fushën e minierave, hidrokarbureve dhe energjisë;
c) Sigurimin brenda fushës së veprimtarisë së vet, të oponencës qeveritare për studimet dhe projektet në fushën e veprimtarisë minerare, postminerare, hidrokarbure dhe të energjisë, të paraqitura nga subjektet shtetërorë a privatë, vendas ose të huaj. Për raste të veçanta mund të kërkoje asistencë të specializuar;
d) Promovimin e burimeve minerare, hidrokarbure, hidrike dhe burimeve të rinovueshme të energjisë;
e) Negocimin e marrëveshjeve hidrokarbure dhe minerare dhe ndjekjen e zbatimit të planeve të zhvillimit të tyre;
f) Përgatitjen e dokumentacionit dhe praktikave të nevojshme për dhënien e lejeve, të licencave, autorizimeve, në përputhje me ligjin, të cilat mundësojnë hyrjen në marrëveshjet hidrokarbure dhe kryerjen e operacioneve hidrokarbure sipas marrëveshjeve të lidhura;
g) Ndjekjen e zbatimit të marrëveshjeve të lidhura hidrokarbure;
h) Mbikëqyrjen e veprimtarisë minerare, postminerare, hidrokarbure dhe energjetike;
i) Realizimin e monitorimit të zonave të shfrytëzuara, të rrezikut minerar dhe të mbylljes së veprimtarisë minerare;
j) Monitorimin, e kontratave konçensionare për hidrocentralet;
k) Administrimin ekskluzivisht të të gjitha të dhënave parësore të sektorit hidrokarbur dhe të dhënat që lidhen me veprimtarinë minerare dhe postminerare;
l) Propozimin e masave për rritjen e shfrytëzimit të energjisë në ciklin energjetik;
m) Hartimin dhe publikimin e bilancit energjetik vjetor, në nivel kombëtar dhe rajonal, në përputhje me formatet e EUROSTAT-it dhe të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Organigrama

Faqja Zyrtare e AKBN-së