Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial

Misioni

Objektivat e Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial

Të sigurojë , me anë të mbikëqyrjes së tregut , se produktet e hedhura janë të sigurta. Kjo mbikëqyrje ka për qëllim të mbrojë konsumatorin dhe të sigurojë se bizneset e ligjshme kanë mundësi që të konkurrojnë në një treg të rregullt dhe të barabartë.
Të sigurojë që , nëse hasen produkte të pasigurta , të ndërmerren masat e duhura dhe përpjesëtimore, me qëllim heqjen e këtyre produkteve nga tregu dhe nëse është e nevojshme të sigurohet nxjerrja e këtyre produkteve nga përdorimi.
Të sigurohet zbatimi i ligjit në mënyrë përpjesëtimore , në veçanti , në lidhje me mospërputhjet e vazhdueshme të konstatuara në të njëjtin biznes.

 

Përcaktimi i Standardeve të Shërbimit

Një nga kushtet themelore për mbarëvajtjen e bizneseve , është ushtrimi i aktivitetit tregtar në përputhje me Ligjin Nr. 9779 , datë. 16/07/2007 “Për sigurinë e përgjithshme , kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve jo ushqimore.” , duke siguruar konkurrencën e ndershme në treg.
Në zbatim të këtij ligji , hapi i parë i veprimtarisë , është marrja e masave paralajmëruese për produktet e pasigurta , të cilat merren në bashkëpunim me prodhuesin ose importuesin në fjalë. – Në rastet kur kërkohet marrja e menjëhershme e masave për të hequr produktin , i cili përfaqëson një rrezik të lartë për sigurinë e konsumatorëve , ose nëse zgjidhjet alternative kanë dështuar në marrjen e masave korrigjuese , atëherë në mënyrë të përshkallëzuar shkohet drejt masave administrative të përcaktuara në ligj. – Mbështetur në pikat e mësipërme , qëllimi është tu sigurojë të gjitha organeve mbikëqyrëse të tregut përvetësimin e politikave të cilat:

Përcaktojnë standardet duke specifikuar nivelin e shërbimit dhe përmbushjes.
Mundësojnë informacione dhe këshilla në një gjuhë të qartë.
Sigurojnë se shërbimi i mundësuar është i dobishëm, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme.
Mundësojnë një procedure ankimi efikase dhe në kohë.
Sigurojnë se çdo mase e marrë është në përpjesëtim me rrezikun e përfshirë.
Sigurojnë se detyrat janë kryer në një mënyrë të drejtë, të arsyeshme dhe të vazhdueshme.
Krijojnë mekanizma për këshillimin me konsumatorët dhe bizneset.
Rrisin masat e zbatimit të ligjit në mënyrë përpjesëtimore.

Organigrama

Faqe Zyrtare e ISHTI