Nisma për transparencë në industrinë nxjerrëse

Misioni
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse, me seli në Tiranë është një Ent Publik me financim nga Qeveria dhe donatorë vendas dhe të huaj. Misioni i sekretariatit është realizimi i të gjithë hapave të anëtarësimit të Shqipërisë, si vend zbatues, në Nismën për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI), dhe, pas këtij anëtarësimi, përgatitja e raporteve vjetore deklarimit të të ardhurave, në bashkëpunim me Grupin Ndërinstitucional të Punës. Sekretariati, bashkëpunon dhe bashkërendon veprimtarinë e tij me Grupin Ndërinstitucional të Punës si dhe me institucione të tjera, publike dhe private, me grupet e interesit, shoqërinë civile, median vendase ose të huaj.

Detyrat dhe objektivat e sekretariatit janë:

Ngritja dhe mirëfunksionimi i infrastrukturës së nevojshme, në mbështetje të programit të veprimeve, të miratuar për Nismën për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse;
Rishikimi i bazës ligjore për të evidentuar pengesat e mundshme për zbatimin e EITI-së;
Ndërtimi i kapaciteteve/trajnimi i punonjësve shtetërore, i shoqërisë civile ( përfshirë dhe median), i grupeve të interesit për EITI-në dhe problemet në sektorin e industrisë nxjerrëse;
Hartimi i raporteve vjetore dhe i raportit të vlerësimit, auditimit të raportit dhe plotësimi i procedurave për hartimin e raportit të vlerësimit, si vend zbatues i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse;
Identifikimi i burimeve të qëndrueshme të financimit për zbatimin e EITI-së dhe monitorimi i tyre;
Publikimi dhe shpërndarja e raporteve në përputhje me kërkesat e EITI-së;
Hartimi në vazhdimësi i raporteve vjetore dhe garantimi i auditimit të tyre;
Përzgjedhja dhe sigurimi i përgatitjes profesionale të personelit të nevojshëm, në mbështetje të programit të veprimit të EITI-së, në fazat e ndryshme të saj;
Raportimi para grupit ndërinstitucional të punës, në mënyrë periodike, për ecurinë e realizimit të veprimtarive të programit dhe të hapave të anëtarësimit;
Publikimi dhe shpërndarja e raporteve në përputhje me kërkesat e EITI;
Hartimi në vazhdimësi i raporteve vjetore dhe garantimi i auditimit të tyre;
Raportimi para Grupit Ndërinstitucional të Punës, në mënyrë periodike, për ecurinë e realizimit të veprimtarive të programit dhe të hapave të anëtarësimit;
Në mënyrë periodike, përgatit informacion me shkrim për Kryeministrin për ecurinë e realizimit të programit të veprimeve dhe të raportit vjetor të EITI-së.

 

Organigrama

Faqja Zyrtare e ALBEITI-së