Reparti i Inspektim dhe Shpëtim Minierave

MISIONI I REPARTIT INSPEKTIM SHPËTIM MINIERA (RISHM)
-    Të siguroje zbatimin e dispozitave ligjore e akteve nënligjore për sigurine në punë në veprimtarite minerare që zhvillohen në Republiken e Shqipërisë.
-    Të mbikqyr nëpërmjet inspektimeve periodike e të posaçme zbatimin e rregullave të teknikës së sigurimit për të garantuar një regjim normal punë e parandalim të rreziqeve në veprimtarite minerare.
-    Të nderhyje në kohë e me profesionalizem në raste emergjencash, të kryeje operacione shpetimi si në veprimtarite minerare dhe në kuadrin e emergjencave civile

FUNKSIONET KRYESORE
-    Inspektimi dhe realizimi i kontrolleve teknike në miniera, fabrika pasurimi dhe impiantet e perpunimit të mineraleve
-    Kontrolli teknik e monitorimi i atmosferes nentokesore, monitorimi i mjedisit në minierat siperfaqsore e impiantet e perpunimit, analiza dhe kontroll periodik i konfortit të punës.
-    Inspektimi dhe realizimi i kontrolleve teknike në impiantet e transportit nëntokesor dhe impiante të tjera energo mekanike në miniera si dhe realizimi i provave të rezistences në terheqje të litareve të çelikut.
-    Gadishmeria dhe siguria për nderhyrje në emergjenca, avari e operacione shpetimi në miniera. dhe në kuadrin e emergjencave civile.
-    Gjithë veprimtaria e RISHM-it të jetë në përputhje të plotë me statusin juridik të tij dhe administrimin rigoroz të burimeve financiare në funksion të misionit që ka RISHM-i.
Për realizimin e ketyre funksioneve RISHM kryen edhe detyrat e më poshtme:
-    Bashkevepron me grupet e shpetimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtari minerare për kryerjen e aksioneve të shpetimit të jetës së njerëzve dhe të pronës, likuidimin e plotë të avarisë dhe rivendosjen e gjendjes normale.
-    Kryen ekspertiza e kontrolle të vecanta me grupe pune, me urdher te ministrit.
-    Bashkevepron me sherbime të tjera publike, qendrore e lokale, ose private për shpetimin publik në raste fatkeqesish natyrore, me urdher të ministrit.
-    Organizon punën për kualifikimin, testimin dhe pajisjen me deshminë përkatese të zjarrmetareve dhe shpetuesve, si dhe njohjen e rregullave të sigurimit teknik.

DREJTIMI DHE ORGANIZIMI I REPARTIT INSPEKTIM SHPËTIM MINIERA
-    Reparti Inspektim Shpëtim Miniera është në vartësi të ministrisë që mbulon veprimtarinë minerare, person juridik publik me personel dhe organizim të veçantë, funksionimi dhe struktura e tij miratohen nga Këshilli i Ministrave.
-    Reparti Inspektim Shpëtim Miniera drejtohet nga Drejtori (Kryeinspektori) i cili emërohet nga Ministri që mbulon veprimtarinë e këtij institucioni.
-    Misionet dhe funksionet e tij Reparti Inspektim Shpëtim Minierave i realizon nëpërmjet drejtorive të brendëshme operative që janë :
A.    Drejtoria e Inspektimit,
B.    Drejtoria e Emergjencave dhe Shpëtimit ne Miniera,
C.    Drejtoria Ekonomike, Shërbimit të Brendshëm dhe Administrimit.

-    R.ISH.M, është njësi ekzekutive, teknike e specializuar, i cili ushtron kontrollin teknik, periodik në veprimtarite minerare, në zbatim të legjislacionit të posacem, me qëllim  sigurimin e jetës dhe shëndetit të punojësve, parandalimin e aksidenteve në punë, si dhe ndërhyrjen emergjente për shpetimin e jetës dhe të vlerave materiale në raste avarie.
-    RISHM është me qendër në Tiranë me adresë : Rruga “Lord Bajron” Laprakë, Tiranë dhe ka shenjën (logon) e tij dalluese të vendosur në uniformën e inspektorëve dhe shpëtuesve në krahun e majtë. Shënja dalluese (logoja) përbehet nga :
a.    Simboli ndërkombëtar i minierave (dy çekiçe të kryqëzuar)
b.    Simboli i galerisë.
c.    Simboli i zjarrit nëntokësor.
d.    Ngjyra jeshile e fushës që simbolizon veprimtarinë shpëtuese në miniere.
e.    Ngjyra e bardhë e fushës që simbolizon veprimtarinë humanitare shpëtuese publike.
f.    Simboli i flamurit me dy krahë shqiponjë vëndosur në fushën e bardhë.
-    R.I.SH.M ushtron aktivitetin e tij kontrollues dhe shpetues në subjektet që kryejnë veprimtari minerare, publike dhe private, në të gjithë teritorin e  Republikës së Shqipërisë.
-    R.I.SH.M-i në përputhje me statusin e tij, raporton në ministri për veprimtarinë e tij.


LEGJISLACIONI I REPARTIT INSPEKTIM SHPËTIM MINIERA
-    Ligji nr. 8741 datë 15.02.2001 “Për sigurinë në punë në veprimtarinë minerare;          
-    Ligji Nr. 9126, datë 29.07.2003 “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë”;
-    V.K.M. Nr 37, datë 28.01.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Repartit Inspektim Shpëtim Miniera”;
-    V.K.M. Nr.315, datë 05.05.2010 “Për procedurën e dhënies së autorizimit, për përdorimin civil të lendëve plasëse”;
-    V.K.M Nr.108, datë 13.02.2013 “Për një ndryshim në V.K.M Nr.37, datë 28.01.2002 “Për organizimin dhe Funksionimin e Repartit Inspektim Shpëtim Miniera”;
-    VKM  Nr. 533 datë 08.07.2005  “Për miratimin e rregullores së teknikës së sigurimit për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë”. “Rregullorja e sigurimit teknik për minierat dhe karrierat”;
-    Rregullorja e Planit të Emergjencave në Miniera (PEM).

DETYRAT E REPARTIT INSPEKTIM SHPËTIM MINIERA
a)    Bën regjistrimin e subjekteve që punojnë me leje minerare dhe lëndë plasëse.
b)    Kryën inspektime në subjekte private dhe publike vëndase dhe të huaja që kryejnë veprimtari minerare në territorin e Republikës së Shqipërisë.
c)    Mban regjistër për gjëndjen teknike për avaritë dhe aksidentet në miniera.
d)    Lëshon dëshmi për zjarrmetarët dhe shpëtuesit e subjekteve private dhe publike.

TË DREJTAT E REPARTIT INSPEKTIM SHPËTIM MINIERA
-    RISHM për zbatimin e dispozitave të këtij ligji e të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, ka të drejtë të hyjë në çdo kohe në territorin ku kryhen veprimtari minerare.
-    RISHM kur vëren shkelje të dispozitave të këtij ligji dhe të rregulloreve ka të drejtë:

a.    të lërë aktkontrolle me detyra dhe afate për permirësimin e gjëndjes
b.    të lërë akt-ndalesë për një periudhë kohe të caktuar ose pergjithmonë kur gjykon se procesi teknologjik nuk garanton sigurinë në punë.
c.    T’ i propozojë organeve pergjegjese heqjen e lejës minerare dhe të përdorimit të lëndës plasëse.
d.    të marrë masa administrative, sipas nenit 19 të ketij ligji dhe, për raste shkeljesh të rënda të rregulloreve të sigurimit teknik me pasoja për jetën e njërëzve, të kërkojë ndjekje penale;

-    RISHM kërkon ndërhyrjen e forcave të rendit

a.    kur inspektori dhe shpetuesi cënohen gjate kryerjes së detyrës
b.    kur nuk zbatohet urdheri i ndalimit të punës për rastet që përbëjnë rrezik të hapur për jetën e njerëzve
c.    Kur nuk lejohet të hyjnë në subjektet të cilat kryejnë veprimtari minerare
 
-    RISHM bashkepunon me shërbime përkatese publike ose private, për të kryer ekspertiza për krijimin e grupeve të punës dhe për kryerjen e kontrolleve të vecanta e të aksidenteve të shpëtimit të njerëzve.

Organigrama

Faqja zyrtare e RISHM-it