Ardit Kamberi

Këshilltar i Ministrit

Ardit Kamberi

Ardit Sotir Kamberi ka lindur në Tiranë më 17 janar 1964.

Është i martuar me Mirelën, me dy djem: Bjornin dhe Arlenin. Në vitet 1982- 1987 ka përfunduar studimet  universitare në Universitetin e Tiranës,  Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit; Dega Ndërtime Civile dhe Industriale, Rrugë, Ura, me diplomim Ing. i  Përgjithshëm Civil.

Nga viti 1987, ka punuar si inxhinier konstruktor në Byro Teknike  dhe ISP të veprave ndërtimore. Nga viti 1993 deri në vitin 2011 ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Telekomit Shqiptar/Albtelecom, në menaxhimin e Investimeve dhe Infrastrukturës, në Departamentin e Planifikimit dhe Zhvillimit, si dhe në Departamentin e Prokurimeve.

Z.Kamberi ka qenë konsulent në fushën e kontraktimit dhe prokurimit të investimeve pranë Institucioneve shtetërore dhe studimore. Ka marrë pjesë si ekspert në hartimin e studimeve dhe projekteve të ndryshme të zhvillimit urban dhe infrastrukturës, me karakter lokal, rajonal  dhe kombëtar. 

Nga viti 2011 deri në vitin 2013, ka punuar në manaxhimin e bizneseve në fushën e ndërtimit dhe projektimit.

Ka kryer specializime të shumta në vendet europiane dhe jashtë kontinentit në fushën e projekteve të financimit dhe zhvillimit të infrastrukturës dhe Investimeve;  të administrimit të zhvillimit ekonomik lokal;   legjislacionit në fushën e makro ekonomisë;  zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe impakteve në mjedis; energjive të rinovueshme dhe eficiencës së energjisë në veprat civile.

Themelues i OJQ  për Ruajtjen e Mjedisit dhe BioPolitikat “BIO ALBA”.

Drejtor i Kabinetit i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë nga shtator  2013 deri në tetor 2017. Nga tetor  2017 e në vazhdim Këshilltar i Ministrit te Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Drejtor i komanduar i Sekretariatit Kombëtar  EITI – Albania.

Është zotërues i gjuhëve angleze dhe italiane.