Ilir Bejtja

Zëvendësministër

Ilir Bejtja

Z. Ilir Bejtja u lind më datë 17 Janar 1966, në qytetin e Elbasanit.
Z. Bejtja është me profesion ekonomist, i diplomuar me titullin Ekonomist Industrie  në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik në vitin 1988. Ka mbaruar studimet master, titulli Master of Arts, në CoDe Joint European Master on Comparative Local Developments në Universitetin e Trentos, Itali. Ka mabaruar studimet e doktoraturës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës në vitin 2013.
Përgjatë karrierës së tij, Z. Bejtja  ka marrë pjesë dhe është kualifikuar në një sërë trajnimesh në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në BE dhe në vend.

Në vitin 2009, zgjidhet Deputet në Parlament i Partisë Socialiste për Qarkun  Elbasan.

Z. Bejtja ka qenë pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit nga viti 1998 e në vazhdim, me kohë të plotë e të pjesëshme në lëndët e Marketingut.
Deri në vitin 2009 Z. Bejtja  ka ushtruar funksione të ndryshme si Specialist Marketingu, Menaxhim dhe dizenjim Projekti   pranë “The Right Choice - Consultancy on Law and Economy” (2008 - 2009),  Drejtor Ekzekutiv pranë “Market and Economical Research Institute” (2006 – 2007), Koordinator i Projektesh në Co-Plan Tirana, Institute for Habitat Development, Urban Research Institute (2004-2006), Koordinator Rajonal dhe Konsulent për Qarqet e Elbasanit, Korcës dhe Vlorës në “Institute on Surveys and Observations” (2003-2005), Doganier dhe Pergjegjës i Seksionit të Doganim-Zhdoganimeve në Elbasan (1991-1998). Z. Bejtja është gjithashtu Kryetar i Këshillit Mbikqyrës, FK Elbasani, që prej vitit 2003 dhe anëtar i Komisionit të Marketingut në ECA – European Club Association, UEFA në periudhën 2006-2009.
Ai zotëron shumë mirë gjuhën Angleze, Italiane, Maqedonase si dhe ka njohuri të Spanjishtes, Gjermanishtes dhe Serbishtes.