Ardit Kamberi

Drejtor i Kabinetit

Z. Ardit Kamberi, ka lindur në Tiranë, më 17 Janar 1964. Është i martuar me Mirela Kamberin, dhe kanë dy djem: Bjornin dhe Arlenin.

Në vitet 1982-1987 ka përfunduar studimet  universitare, në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;  Dega Ndërtime  Civile dhe Industriale, Rrugë, Ura;  me Diplomim Ing. i  Përgjithshëm Civil.

Nga viti 1987, ka punuar si inxhinier konstruktor në Byro Teknike dhe ISP të Veprave Ndërtimore. Nga viti 1993 deri në vitin 2011, ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Telekomit Shqiptar / Albtelecom, në menaxhimin e Investimeve dhe Infrastrukturës, në Drejtorinë e Investimeve, në Departamentin e Planifikimit dhe Zhvillimit, si dhe në Departamentin e Prokurimeve.

Ka punuar si konsulent, në fushën e kontraktimit dhe prokurimit të investimeve pranë Institucioneve shtetërore dhe studimore. Ka marrë pjesë si ekspert, në Hartimin e  Studimeve dhe Projekteve, të ndryshme, të Zhvillimit Urban dhe Infrastrukturës, me karakter lokal, rajonal dhe kombëtar. 

Nga viti 2011 deri në vitin 2013, ka punuar në menaxhimin e  bizneseve, në fushën e ndërtimit dhe projektimit.

Ka kryer specializime të shumta, në fushën e Projekteve të Financimit dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Investimeve;  të Administrimit të Zhvillimit Ekonomik lokal; Legjislacionit në fushën e Makro Ekonomisë;  Energjive të Rinovueshme dhe Eficiencës së Energjisë në veprat civile;  Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban dhe impakteve në Mjedis. 

Themelues i OJQ  për Ruajtjen e Mjedisit dhe BioPolitikat.

Është zotërues i gjuhëve angleze dhe italiane.

Emëruar Drejtor Kabinetit MEI, në muajin Shtator ‘2013.