Artan Shkreli

Zëvendësministër

Artan Shkreli

Z.Artan Shkreli u lind më 8 mars të vitit 1964 në Tiranë. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë.

Në vitin 1991 specializohet në Itali si "Progettista assistito da CAD" dhe punësohet arkitekt ne Bolonje të Italisë. Në vitet 1995-1996 ka kryer specializimin pranë "Cuppini e Associati" në sektorin e restaurimit arkitekturor. Ka kryer kursin pasuniversitar për "Energy Efficiency" në banesa, organizuar në Ohër të Maqedonisë nga "Eko Zentrum" gjerman. Ka punuar si përgjegjës për programet ndërkombëtare pranë "Ricerca & Progetto" në Bolonjë, orientuar në problematikat e bioarkitektures.

Z.Shkreli ka krijuar OJF-në "Fondi Shqiptar për Monumentet" (Albanian Fund for Monuments) me qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të vendit.  Nga viti 1998 deri në vitin 2002 ka qenë drejtor i përgjithshëm i Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Z.Shkreli ka qenë anëtar i kryesisë së seksionit shqiptar të ICOMOS-it (International Council on Monuments and Sites). Në periudhën 2003-2005 ka qenë këshilltar i kryeministrit ku ka mbuluar fushën e Planifikimit Urban dhe Infrastrukturor.

Në vitin 2008-2012 z.Shkreli ka mbajtur postin e kryetarit të Shoqatës së Arkitekteve të Shqipërisë (SHASH). Gjatë periudhës 2013- 2017 ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit për Territorin pranë kryeministrit Edi Rama.

Z.Shkreli është autor i mbi 200 projekteve arkitekturore, restauruese, dizajni, mjedisore e urbanistike në Shqipëri e Itali. Nga shtatori 2017 zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.