Koli Bele

Sekretar i Pergjithshem

Koli Bele

Z. Koli Bele, ka lindur në vitin 1975, është i martuar me znj. Manola Bele dhe kanë dy vajza, Livia dhe Lea. Ai është diplomuar si Jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1997, dhe ka kryer studimet pas-universitare: 

- LLM,  Master në Drejtë Ndërkombëtare Penale në Universitetin e Sussex, Brighton, Mbretëria e Bashkuar, (2004, Programi Bursave Chevening Schoolarship);

- MPA, Master në Administrim Publik, Fakulteti Ekonomik i Universitetit Tiranë, në bashkëpunim  me Nebraska Linkoln USA (2004).

Z. Bele ka një karrierë të pasur profesionale në institucione të ndryshme të administratës publike si: Jurist në Kontrollin e Lartë të Shtetit (1998-2002 ), Këshilltar Ligjor i Prokurorit të Përgjithshëm (2002-2005), Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë (2005-2009). Nga viti 1999 është angazhuar si pedagog  i jashtëm pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës si dhe fakultete private në Shqipëri, si dhe në periudhën (2009-2013) ka ushtruar profesionin e Avokatit pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

Z. Bele ka pasur një angazhim konstant në jetën publike dhe shoqërinë civile, si dhe nga viti 2011 ka qenë Nën/Sekretar Zgjedhor, si dhe ka përfaqësuar ligjërisht Partinë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, etj.

Ai zotëron shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane.