Postuar më: 10 Korrik 2017

Ministri Gjiknuri merr pjesë në Kongresin Botëror të Naftës në Stamboll

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka zhvilluar një vizitë në Stamboll, Turqi, ku u mbajt Kongresi Botëror i Naftës, një ndër eventet më të rëndësishme të industrisë së naftës e gazit në shkallë botërore. Në kongres u diskutua mbi zhvillimet e sektorit, me objektivin për t'iu përgjigjur sfidave dhe formësuar të ardhmen e industrisë së naftës e gazit. Ministri Gjiknuri u shpreh se ky kongres është një mundësi mjaft e mirë për të promovuar Shqipërinë dhe potencialet e saj para investitorëve më të fuqishëm në industrinë e naftës.

Kryeministri Rama dhe Ministri Gjiknuri patën një takim me Presidentin Erdogan, në rezidencën presidenciale. Në takimin prej 90 minutash u diskutua mbi projektet e përbashkëta, si dhe mbi progresin e qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines.