Postuar më: 13 Prill 2017

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Albgaz sh.a dhe DESFA

Në Tiranë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis kompanisë shtetërore të gazit “Albgaz sh.a” e përfaqësuar nga administratori Z. Klodian Gradeci dhe kompanisë shtetërore greke të transmetimit të gazit natyror “DESFA”, e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z.Nikas Sotirios.

Në vijim të angazhime të ndërmarra nga Operatori Shqiptar i Transmetimit të Gazit Natyror (Albgaz sh.a), në respektimin të marrëveshjeve të lidhura midis qeverisë shqiptare dhe TAP AG për mirëmbatjen e seksionit shqiptar të tubacionit të gazsjellësit, realizohet  nënshkrimi i Memorandumit midis dy kompanive.

Ky bashkëpunim është një hap shumë i rëndësishëm për kompaninë “Albgaz sh.a” dhe sektorin e Gazit Natyror në Shqipëri, pasi  i hap rrugën nënshkrimit të kontratës midis Albgaz sh.a dhe TAP AG për mirëmbajtjen dhe operimin e seksionit shqiptar të tubacionit, kontratë kjo që do të sjell të ardhura të sigurta kompanisë “Albgaz sh.a” në vitet e ardhshme dhe nga ku pritet të krijohen vende të reja pune.

Në fjalën e tij Z. Gradeci, administratori i “Albgaz sh.a” falenderoi homologun e tij Z.Sotiras për gadishmërinë dhe bashkëpunimin e ofruar.

Memorandumi i bashkëpunimit shpreh vullnetin dhe angazhimin e qartë të “Albgaz sh.a” dhe “DESFA” për të krijuar një partneritet në fushën e mirëmbajtjes dhe operimit të seksionit shqiptar të tubacionit të TAP AG nga ku kompania DESFA do të ofrojë ekspertizën e saj shumëvjeçare në këtë sektor dhe Albgaz do të trajnojë stafin e saj, në mënyrë që brenda një kohe të shkurtër të gjitha operacionet në seksionin shqiptar të TAP AG të kryhen nga kompania Albgaz sh.a.