Postuar më: 03 Prill 2017

OST sh.a. antarësohet me të drejta të plota në ENTSO-E

E mbledhur në Bruksel më 30 mars 2017 Asambleja e ENTSO-E votoi pozitivisht për anëtarësimin me të drejta të plota të OST në organizatë. ENTSO-E tashmë shtrihet në 36 vende. OST është e lidhur sinkron me TSO-të e Evropës Kontinentale, por tashmë është çertifikuar si një TSO e pavarur në të njëjtën mënyrë si TSO-të e BE-së. OST plotëson kështu të gjitha kushtet për t’u bërë një anëtare me të drejta të plota e ENTSO-E.

“Ne mirëpresim OST-në familjen evropiane të TSO-ve. Ky është një hap pozitiv për bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore duke i dhënë konsumatorëve akses në çmime me të drejta, mundësi më të shumta zgjedhje dhe siguri furnizimi më të madhe. ENTSO-E është e lumtur që OST i bashkohet për të punuar në këtë axhendë “, komentoi Laurent Schmitt, Sekretari i Përgjithshëm i ENTSO-E.

Z. Engjëll Zeqo, Administrator i OST, është gjithashtu i bindur se duke qenë një anëtar i ENTSO-E do të ndihmojë progresin në projekte të rëndësishme për rajonin dhe Evropën. “Anëtarësimi në ENTSO-E është një sinjal i stabilitetit, sigurisë dhe pajtueshmërisë me standardet evropiane. Kjo do të mbështesë përpjekjet tona në perballjen me objektivat sfiduese të Paketës së Tretë të Energjisë.”

Z. Janez Kopač, Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, ka shprehur kënaqësinë e tij për të pasur të pesë nga tetë TSO-të nga Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, si pjesë e ENTSO-E. “Shqipëria ka reformuar tërësisht sektorin e saj të energjisë në dy vitet e fundit dhe tashmë po zbaton në mënyrë rrënjësore Paketën e Tretë te Energjisë. Vullneti i OST-së për t’u bërë anëtare e ENTSO-E ishte një nga shtysat kryesore në këtë proces “.

Opinioni pozitiv i Komunitetit të Energjisë per çertifikimin e OST si TSO e pavarur ishte një nga kushtet për shqyrtim nga Asambleja e ENTSO-E për anëtarësimin e OST-së. Ky opinion pozitiv  u paraqit në fillim të këtij viti.

OST si një anëtar me të drejta të plota do të marrë pjesë në grupet e punës, komitetet dhe mbledhjet e Asamblesë së ENTSO-E.