Postuar më: 23 Nëntor 2017

Pastrimi i akseve rrugore, ARRSH-IKMT raportojnë të dhënat e 7 javëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit publikojnë rezultatet e shtatë javëve të ndërhyrjes në terren në kuadër të lirimit të nyjeve dhe hapësirave në akset kryesore kombëtare nga tabelat dhe aktivitetet civile/ekonomike të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Gjatë 7 javëve të fundit është ndërhyrë në pastrimin e akseve si më poshtë:

Tiranë-Elbasan-Pogradec

Levan-Kakavijë

Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit

Fier-Vlorë

Fushë Krujë-Ura Drinit-Lezhë

Elbasan-Peqin-Rrogozhinë

Rrogozhinë-Fier

Nyja e Milotit

Mbikalimi i Shkozetit-Plepa-Durrës

Mbikalimi i Dajlanit

Rrogozhinë-Plepa

Vorë – Fushë Krujë

Tiranë-Durrës

Pogradec-Korçë-Kapshticë

Në këtë fazë të ndërhyrjes në terren është kryer largimi nga shtrati i rrugës i 1419 tabelave, 124 kioskave, 39 vendgrumbullimeve të gomave, 24 vendgrumbullime materialesh inerte, 14 konstruksione metalike, 18 konstruksione druri, 8 kontenier, 7 lavazhe, 87 vazo lulesh flamuj dhe objekte të tjera të kësaj natyre. Gjithashtu është ndërhyrë në prishjen e 2 objekteve njëkatëshe dhe 1 objekti dykatësh.

Aktualisht, ARRSH dhe IKMT po ndërhyjnë në aksin Vlorë-Sarandë, Shkodër-Pukë dhe Kukës-Has. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u kujton të gjitha subjekteve se rivendosja e tabelave dhe objekteve që cënojnë sigurinë rrugore pasohet me marrjen e masave ndëshkuese në përputhje me përcaktimet ligjore.