Postuar më: 05 Tetor 2017

Sekretari i Përgjithshëm Koli Bele merr pjesë në Samitin e Selanikut

 

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z.Koli Bele mori pjesë në Takimin e dytë Ministerial që u mbaj në Selanik në datat 4-5 Tetor 2017. Të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të Ministrive të Jashtme, Brendshme dhe Energjisë së Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Të pranishmit patën mundësinë të shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështjet e sigurisë, ndërlidhshmërisë së rrjeteve energjitike ashtu sikurse bashkëpunimit ndërkufitar me theks migracionin.