Licencat për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

NJOFTIM

Është miratuar rregullorja e re e licencimit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 712, datë 12.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme”. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, aplikimet për licencimin profesional në këtë fushë, për një periudhë 3 mujore nga hyrja në fuqi, mund të kryhen, ose nëpërmjet shërbimit postar, ose online, nëpërmjet sistemit informatik të integruar. Pas këtij afati, aplikimet do të bëhen vetëm online dhe nuk do të pranohen aplikimet e dërguara nëpërmjet shërbimit postar.

Për të aplikuar edhe në mënyrë elektronike, klikoni këtu.